Ladorishta, fshati ilir në rrethin e Strugës

Të gjitha fshatrat të cilat ndodhen në rrethinën  e Komunës së Srugës, kanë një histori të veçantë gjatë zhvillimit dhe ndërtimit të tyre, por edhe histori të cilat flasin në veçanti për jetën, sfidat, trashëgiminë dhe luftat e kaluara prej shumë shekuj më parë. Por një nga fshatrat i cili poashtu është edhe nga më të rëndësishmit dhe me histori të dëshmuar është Fshati Ladorisht, i cili në Maqedoni dhe më gjërë njihet për disa ngjarje të paharruara dhe të rëndësishme për shqiptarët.

Ladorishti ndodhet në jug-perëndim të qytetit të Strugës rreth 5 kilometra larg qendrës, me një lartësi mbidetare prej 820 metra, në rrëzë të malit Jabllanica i cili kufizohet me Republikën e Shqipërisë dhe aktualisht numëron më shumë se 4500 banorë, të cilët i përkasin religjionit Islam dhe në fshat ka dy xhami.

Ladorishtit ka toka pjellore, kullosa dhe pyje. Banorët merren edhe me Bujqësi dhe Blegtori ndërsa poashtu numër më i madh punon në sektorin privat. Si banorët nga të gjitha vendbanimet tjera të rrethit të Strugës poashtu edhe Ladorishtarët në humër të madh kanë migruar në Zvicër, Gjermani dhe Amerikë, ndërsa vlen të përmendet se një pjesë e migrantëve ladorishtar janë kthyer në vendlindjen e tyre dhe kanë bërë investime të mëdha, si qendra tregtare dhe kanë hapur edhe biznese të ndryshme.

Fshati Ladorishtë ka të organizuar edhe jetën sportive dhe kulturore. Këtë fshat jashtë Maqedonisë e njohin edhe nga aktivitetet e Shoqërinë kulturoro-Artistike “Valët e Liqenit” pasiqë kjo shoqëri kulturën dhe traditat ladorishtare perms këngëve dhe valleve i ka prezantuar në shumë shtete të ballkanit por edhe evropiane, ndërsa punën e tyre profesionale e dëshmojnë numri i madh i çmime dhe lëvdatave të marra.

Në Ladorisht gjithashtu ndodhen rrënjë të trashëgimisë kulturore të cilat rrallë kund mund të gjinden, por të cilat tregojnë se ky vendbanim ka pasur banorët e saj edhe shumë shekuj më parë. Nga objektet e rralla është ura e quajtur  “Ura e gurit”(OPALE), Ura e Gurit – OPALË, Bazilika te “Livadhet e Dautit”, “Guri i Hutit” – vendi i kishës, “Guri i Martinicës” e të tjera.

Për Ladorishtin lirisht mund të thuhet se është njëri nga fshatrat më të lashtë të rajonit të Strugës e më gjerë. Në këtë fshat janë gjetur gjurmë te disa lokalitete arkeologjike që nga neoliti, epoka e bronxit, e hekurit, nga koha e Filipit II dhe djalit të tijë Lekës së Madh fjurmë të cilat datojnë që nga shekulli i IV para erës sonë. Gjatë punimit të tokë në fshat sidomos gjatë mbjelljes së fidaneve të hardhis ose vreshtave, rastësisht janë zbuluar shumë varre, tepër të pasura me inventar historik, materialet e zbuluara gjinden sotë në Muzeun Popullor të Beogradit.

Ladorishti quhet edhe si vendi i gjurmëve Ilire në Strugë. Objekti më i rëndësishëm që dëshmon këtë është edhe Bazilika themelet të cilat tashmë ndodhen në pronat e ladorishtarëve. Bazilika është bazilikë e krishterizimit të hershëm (paleokrishterë) që I takon fiseve ilire të këtij nënqielli, të Drilonëve, Enhalonëve, Dasaretëve. Bazilika është nekropolë (varrezë) e Mesjetës së hershme, që pahezitim mund të konludojmë se janë varreza shqiptare. Bazilika ka formë trianijëshe narteks, ekzonarteks, aneks dhe kryqtimi. I takon fundit të shekullit të IV dhe fillimit të shekullit të V të erës sonë.

    

Lajme të ngjashme

Back to top button