Kroacia hap kufijtë në përputhje me rekomandimet

Kroacia nga mëngjesi i kësaj të henë ka vendosur hapjen e kufinjve.

Tashmë shtetasve kroatë u lejohet të lëvizin të hyjnë dhe të dalin jashtë vendit në përputhje me rekomandimet e përgjithshme dhe të veçanta të Institutit të Shëndetit Publik, transmeton Abcnews.

Mediat kroate bëjnë me dije se shtabi i krizës sqaroi se qytetarët e shteteve anëtare të BE-së dhe anëtarët e familjeve të tyre, si dhe qytetarët e vendeve të treta me qëndrim afatgjatë, kanë të drejtë të hyjnë në Kroaci kur për një gjë të tillë ekzistojnë arsye për biznes ose interesa ekonomike.

Të gjithë qytetarët të cilët do të duhet të hyjnë apo të dalin në Kroaci duhet të jenëtë pajisur me leje me shkrim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button