​Nënkryetari i Durrësit: Po bëjmë përgatitjet, por sezoni turistik nuk do të jetë si më parë

Nënkryetari i Durrësit, Florian Tahiri tha se për shkak të COVID-19, nuk do të ketë një sezon turistik si gjithmonë dhe numri i turistëve nuk do të jetë si më parë.

Ai në RTV Dukagjini tha se bizneset kanë nisur përgatitjet dhe kanë shpresë që qytetarët e Kosovës do të shkojnë dhe t’i kryejnë pushimet në Durrës, transmeton Telegrafi.

Tahiri tha se do të ketë disa masa pa i përket distancimit por plani turistik akoma nuk ka përfunduar.

“Plani është në përfundim dhe do të ketë informacion të mjaftueshëm se si do të bëhet plazhi në këtë vit”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button