Ekip ndërkombëtar për aksidentin e Trajkovskit

Në vitin 2013 pritet të nis një proces i ri hetimor për fatkeqësinë ajrore ku humbi jetën presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, bashkëpunëtorët dhe ekuipazhi i avionit të tij, në fatkeqësinë që ndodhi më 26 shkurt 2004 në afërsi të Mostarit në Bosnjë Hercegovinë.

Në kuadër të këtij procesi hetimor do të jenë të kyçur ekspertë ndërkombëtarë nga SHBA, Gjermania, Kroacia, Serbia, Maqedonia dhe Bosnja. Bëhet fjalë për një ekip prej 13 hetuesve që do të hetojë rrënimin e avionit “Beechcraft Super King Air 200 Z3-BAB”, që do të drejtohet nga kryetari i Komisionit për fluturime ajrore pranë Ministrisë boshnjake të Transportit, Omer Kuliq.

Kohë më parë, avokati i familjes së presidentit të ndjerë Trajkovski theksoi se avioni shtetëror ishte gjuajtur me raketë speciale dhe se mbi këto pohime ai ka paralajmëruar se do të nxjerrë dëshmi dhe hollësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button