RMV, MPJ-ja u kërkoi falje qytetarëve të Serbisë, BeH-së, Malit të Zi dhe Kroacisë për pullën e gabuar postare

Ministria e Punëve të Jashtme  konfirmoi për MIA-n se përmes kryerësit të punëve në ambasadën në Beograd dërgoi falje deri te autoritetet serbe në lidhje me gabimin e bërë në SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”, duke theksuar se është bërë lëshim i paqëllimshëm i disenjuar për të cilin tashmë janë ndërmarrë hapa përkatës, përcjell Portalb.mk.

Janë sjellur vendime për tërheqje nga përdorimi të pullës postare kontestuese dhe shkatërrimin e qarkullimit të përgjithshëm, si dhe vendim për shkarkim të udhëheqësit të Byrosë për filateli dhe vendim për shkarkim të Këshillit për pulla postare.

Ishte transmetuar edhe falja zyrtare nga ana e SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” në të cilën shprehet keqardhje për gabimin e paqëllimshëm dhe lëshimet teknike gjatë shpalljes së pullës.

Ministria e Punëve të Jashtme pa mëdyshje dhe vendosmëri hodhi poshtë çfarëdo lloj lidhshmërie me këtë ngjarje të pakëndshme, duke shprehur keqardhje për të gjithë qytetarët në Serbi, BeH, Mal të Zi dhe Kroaci.

Ndërkaq, “Postat e Maqedonisë së Veriut” kanë tërhequr nga tregu 6 mijë kopje të pullës së re postare, ku është prezantuar gabimisht harta e Kroacisë dhe vendeve tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button