Papa i bëri thirrje BE-së për solidaritet në përballjen me pasojat e pandemisë

Papa Françesku u bëri thirrje udhëheqësve të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) të punojnë së bashku për t’u ballafaquar me pasojat sociale dhe ekonomike të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Papa vuri në dukje gjatë bekimit të tij të së dielës se kanë kaluar 75 vjet pasi Evropa filloi procesin sfidues të pajtimit pas Luftës së Dytë Botërore. Ai tha se procesi nxiti integrimin evropian dhe “periudhën e gjatë të stabilitetit dhe paqes nga e cila përfitojmë sot”.

Ai u lut që e njëjta frymë që frymëzoi përpjekjet e integrimit evropian “të mos dështojë të frymëzojë të gjithë ata që kanë përgjegjësi në BE” të ballafaqohen me urgjencën e koronavirusit në një “frymë harmonie dhe bashkëpunimi”.

Gjatë papatit, papa u ka kërkuar vendeve evropiane që t’i rezistojnë nacionalizmit dhe në vend të kësaj t’i qasen çështjeve të tilla si migracioni.

Gjatë pandemisë, vendet më të goditura si Italia dhe Spanja kanë insistuar që liderët e BE-së të demonstrojnë solidaritet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button