fbpx

Pendarovski zhvilloi bisëdë me disa qytetarë solidarë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, përmes një video lidhje foli me disa individë të cilët me aktivizmin, humanizmin dhe solidaritetin e tyre, u ndihmuan shumë qytetarëve gjatë pandemisë së virusit KOVID-19, bëjnë të ditur nga Kabineti i tij, njofton Portalb.mk.

“Ju gjithsesi shquheni për nga ndikimi të cilin e keni në rrethin në të cilin jetoni. Dëshiroj të ju shpreh falënderim të madh për atë që e bëtë deri më tani, shpresoj se do ta bëni edhe më tutje, sepse në këtë kohë të pakohë shumë pak nga bashkëqytetarët tanë vendosën që ta bëjnë atë që e bëni ju. Me të vërtetë Ju faleminderit. Dëshiroj të Ju inkurajoj. Keni mbështetje të madhe nga unë”, theksoi Pendarovski në video bisedën.

Ai e dëgjoi përvojën e mjekut Aleksandër Karevski, i cili bashkë me disa kolegë të tij me printerë 3D përgatisin maska për mbrojtje të të punësuarve në institucionet shëndetësore. Iniciativës së tyre për një kohë të shkurtë iu bashkëngjitën shumë mbështetës.

Pendarovski, gjithashtu, u njoftua edhe me humanizmin e familjes Veleski, të cilët periudhën e izolimit e shfrytëzojnë që të përgatisin maska mbrojtëse.

Në një bisedë me presidentin Pendarovski, Marija Veleska nga Vizbegu i Shkupit tha se deri më tani, së bashku me burrin dhe vajzën e saj, kanë bërë mbi pesë mijë maska mbrojtëse dhe duke përdorur mediat sociale i kanë ndarë maskat pa paguar për to.

“Duke u dhënë ushqim atyre që nuk mund të sigurojnë, unë ushqehem vetë,” tha hapur Ali Fevzi nga Shkupi. Ai blen ushqime me mjete të veta dhe ndihmon më shumë se 10 familje çdo ditë. Ai thotë se e plotëson ajo që po bën, por në të njëjtën kohë Fevziu u ka dërguar një apel institucioneve – për të ndihmuar familjet dhe individët në rrezik shoqëror – vazhdimisht, dhe jo vetëm në kohë krize.

Për tu përmendur, siç tha presidenti Pendarovski është edhe gjesti i inovatorëve Ivica Pockov dhe Nikolla Gligorov. Ata janë krijues të UV-gard për dezinfektim nga viruse dhe baktere. Të nxitur nga humanizmi i tyre ata kanë donuar pesë pajisje të këtilla disa spitaleve të vendit, ndërsa informuan se po përgatisin edhe tetë pajisje të tilla për të dhuruar.

Një nga bashkëbiseduesit në bisedën video ishte Borce Stamenov nga Kavadari, i cili ka katër vjet që ka riparuar kompjuterë të vjetër, jo funksional dhe më pas ua ka dhuruar atyre fëmijëve, familjet e të cilëve nuk mund t’i sigurojnë. Deri më tani, siç tha Borce, ai ka bërë të lumtur rreth 220 fëmijë.

Vladimir Kostovski nga Unioni i Skautëve në bisedë theksoi se aktivizmi i tyre është në shërbim të njerëzve, dhe jo në shërbim të tregjeve apo bankave, sepse gjëja më e rëndësishme është shëndeti i bashkëqytetarëve tanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button