Stadiumi Marakana në Brazil do të shndërrohet në spital

Marakana në Rio de Zhanjero, një prej stadiumeve më të njohura në botë, do të bëhet spital i përkohshëm për të infektuarit nga koronavirusi i ri, transmeton Portalb.mk.

Konstruksioni i përkohshëm në terren do të mundësojë që të vihen 400 shtretër spitalorë gjatë fundjavës së ardhshme, shkruan BBC.

Edhe dy spitale të ngjashme së shpejti do të hapen në Rio, përfshirë edhe ai në Parkun Olimpik.

Brazili, me thuajse 150.000 të infketuar dhe mbi 10.000 raste të vdekjes nga Kovid-19, e ka njërën prej shkallëve më të larta të infektimit me koronavirus në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button