Në Londër u pengua një protestë kundër masave për ballafaqim me koronavirusin

Policia në Londër mbrëmë pengoi një protestë të vogël para Parlamentit britanik në Uestminster kundër masave të vendosura për ballafaqim me koronavirusin, transmeton Portalb.mk.

Siç informojnë mediat britanike, një grup prej rreth 50 qytetarëve kanë protestuar kundër masave, ndërsa një pjesë e tyre edhe kundër rrjetit 5G, duke potencuar se ata janë njerëz të cilët ende kanë disa të drejta.

Policia ka kërkuar nga ata që të largohen me paralajmërimin se janë të ndaluara tubimet, pas çka kanë dënuar dhe arrestuar disa protestues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button