Ronaldinho: Messi më i mirë se Ronaldo ( VIDEO)

Gjeniu i lindur me top, Ronaldinho, ka deklaruar se për të, superylli argjentinas, Lionel Messi, është më i mirë se Ronaldo, pasi ai e ka dëshmuar këtë në vitet e fundit.

Kohëve të fundit është ashpërsuar debati mbi atë se kush është futbollisti më i mirë në botë para shpalljes së fituesit të Topit të Artë, ndërsa tashmë krahut të shumicës së ekspertëve që mendojnë se Messi është lojtari më i mirë në botë edhe për këtë vit i bashkohet edhe legjenda e Brazilit, Ronaldinho.

”Cristiano ka bërë histori që disa vjet tani, por Messi është më i miri në botë. Ndërsa një ditë Neymar do t’i kalojë që të dy”.

”Për mua Messi është më i miri në botë. Në vitet e fundit ai ka luajtur futboll të një niveli që ne nuk e kemi parë kurrë më parë. Unë kam qenë aty kur ai ka filluar të luajë dhe kjo më bën shumë të lumtur”, ka thënë magjistari me top, Ronaldinho.

Kemi vendosur video të Ronaldinho që ta rikujtojmë magjinë e tij

Lajme të ngjashme

Back to top button