Zaev: Zgjedhjet të mbahen më 14 qershor

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, deklaroi sot se gjatë takimit me partnerët e koalicionit “Mundemi”, kanë konkluduar që duhet të shfrytëzohet momenti i zbehjes së virusit korona dhe zgjedhjet të mbahen në kah mesi i qershorit, përkatësisht në datën 14 qershor, njofton Portalb.mk.

Zaev tha se ky është qëndrimi i përbashkët i kryetarëve të partive të koalicionit dhe i njëjti do të prezantohet në takimin e liderëve të martën te presidenti, Stevo Pendarovski.

“Kemi konkluduar që shtetit i nevojiten zgjedhje menjëherë sapo të krijohen kushte për mbajtjen e tyre. Mirë është të mbahen në kushte të tilla, sepse nuk rrezikohet shëndeti i qytetarëve, veçanërisht që në vjeshtë pritet valë e re. Ajo do t’i jepte mundësi shtetit që më mirë të përgatitet për valën e re në Kuvend dhe institucione funksionale”, deklaroi Zaev.

Ai theksoi se kriza me virusin korona ka lënë pasoja mbi ekonominë dhe për këtë shkak sipas tij është e nevojshme Kuvendi dhe Qeveria me legjitimitet të plotë që të mund të ndërmerren hapa adekuat për tejkalimin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button