Mariçiq: Deri në fund të vitit pritet t’i fillojmë bisedimet për anëtarësim

Në muajt e ardhshëm duhet të presim ngjarje të rëndësishme për zgjerimin. Në fillim të qershorit Komisioni Evropian do të publikojë propozim-kornizë negocuese për fillimin e bisedimeve me vendin tonë, si dhe raportin e rregullt vjetor në të cilin do të komentohet përparimi i Maqedonisë së Veriut në të gjitha segmentet, shprehet në intervistën për MIA-n Bojan Mariçiq, koordinator kombëtar për integrim në BE dhe kryenegociator për çështje teknike, përcjell Portalb.mk.

Sipas tij, është reale të pritet se gjatë presidencës gjermane të BE-së, në vjeshtë ose në fund të vitit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me kornizë të miratuar të bisedimeve. Kjo, siç shprehet Mariçiqi për MIA-n, do të shënojë fillimin zyrtar të bisedimeve tona për anëtarësim.

Lidhur me kërkesat e palës bullgare për gjuhën maqedonase dhe minoritetet, Mariçiqi shprehet se Marrëveshja për miqësi dhe fqinjësi të mirë me Bullgarinë ofron kornizë se si t’i zgjidhim dallimet pa ekzistuar me këtë rast bllokada dhe konflikte.

– Ne duam të hyjmë në Bashkimin Evropian si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase, e me këtë rast të jemi në miqësi me të gjithë fqinjët tanë. Ky qëllim është i realizueshëm nëse i qasemi procesit me arsye dhe vetëbesim. Prandaj nuk presim veto por presim bashkëpunim intensiv në interesin e përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë si fqinjë të afërt, deklaroi Mariçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button