fbpx

BFI publikoi masat mbrojtëse që duhet të zbatohen nëpër xhami

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet një komunikate, ka publikuar vendimin për masat që duhet të ndërmerren nga xhamitë me rastin e rihapjeve të tyre, njofton Portalb.mk.

Në njoftim thuhet se, me qëllim që të ruhet shëndeti i njerëzve dhe të parandalohet përhapja e virusit Kovid 19, solli masat e më poshtme, të cilat duhet të implementohen në çdo xhami:

– Dezinfektimi i xhamive;

– Mbajtja e patjetërsueshme e maskave;

– Pastrimi i duarve me dezinfektues para hyrjes së xhamive ose mbajtja e dorezave;

– Çdo besimtar me vete të ketë sexhade personale;

– Sa më tepër të shfrytëzohen oborret e xhamive për faljen e namazeve;

– Të ruhet distanca fizike sa më shumë që është e mundur mes xhematit;

– Ndalohet qëndrimi në grupe para ose pas faljeve të namazeve në ambientet e xhamisë;

– Ligjeratat fetare të mos jenë më të gjata se 10 min.

– Abdesti të merret në shtëpi – abdes-hanet dhe toaletet do të jenë të mbyllura;

– Maksimalisht të largohemi nga përshendetjet me kontakte fizike.

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, të premtne solli vendim që nga data 12 maj t’i hap xhamitë për besimtarët, për të kryer obligimet fetare kolektive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button