Rastet me COVID-19 në Rusi tejkaluan shifrën 200 mijë

Rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi tejkaloi shifrën 200 mijë, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në afër 2.000, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me 11.012 infeksione të regjistruara gjatë ditës së kaluar, numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 209.688, thuhet në raportin ditor të ekipit emergjent të vendit.

Në të njëjtën periudhë, 88 njerëz kanë humbur jetën, duke e rritur numrin e vdekjeve në 1.915, ndërsa 34.306 janë shëruar, përfshirë 2.390 në 24 orët e fundit.

Shkalla e rritjes së rasteve të reja në vend ka rënë, pavarësisht se ato tejkalojnë shifrën 10.000 për tetë ditë me radhë, tha ekipi i emergjencës.

“Rritja ditore ishte 5,5 përqind, më e ulta që nga fillimi i shpërthimit. Vihet re se 4.674 (42,4 për qind) të rasteve të regjistruara rishtas u identifikuan në mënyrë aktive si asimptomatike”, thuhet më tej.

Deri më tani, në Rusi janë kryer 5,44 milionë teste që synojnë të diagnostikojnë sëmundjen në fazat e hershme kur është më pak ngjitëse.

Kryeqyteti Moska mbetet zona më e goditur, duke llogaritur më shumë se gjysmën, apo 109.740 nga të gjitha rastet, me 80 për qind të pacientëve të moshës nën 65 vjeç dhe 6 për qind të mitur.

Katër zyrtarë të lartë, përfshirë kryeministrin Mikhail Mishustin, janë shtruar në spital me COVID-19 brenda dy javësh.

Përkundër masave restriktive, të cilat përfshijnë një bllokim në kryeqytetin Moskë, ndalimin e hyrjes së të huajve dhe pezullimin e trafikut ndërkombëtar ajror dhe hekurudhor, Rusia tani është vendi i pestë më i goditur nga pandemia e koronavirusit.

Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Aktualisht, Evropa dhe SHBA janë rajonet më të goditura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button