Janë arrestuar personat të cilët kanë shtënë të shtunën në Matkë

Nëpunësit policorë të SPB Shkup dje në fshatrat Gllumovë dhe Rahçe të Shkupit i kanë privuar nga liria S.M. (46), E.B. (32), S.I. (24), I.R. (24) të gjithë nga Gllumova dhe K.B. (34) nga Rahçja për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepër penale “dhunë”, njofton Portalb.mk.

Siç informoi MPB, S.S. (31) nga fshati Gllumovë dje në orën 20:20 në SPB Shkup ka denoncuar se rreth orës 15:00 derisa vëllezërit e tij S.S. dhe A.S. kanë qenë në vendin e punës në Shtëpinë alpiniste Matkë ka vërejtur se M.S. ka shtënë me pistoletë drejt vëllait të tij A.S., pranë së cilit kanë qenë M.S. dhe I.S., të cilët kanë mbajtur pistoleta, I.S. i cili ka mbajtur thikë, Q.S. i cili ka mbajtur shufër bejsbolli dhe R.E. Në një moment Q.S. me shufër bejsbolli fizikisht e ka sulmuar të denoncuarin. Pas ngjarjes të denoncuarit e kanë braktisur vendin e ngjarjes.

Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.

Të shtunën në mesditë ka ndodhur një përleshje në Matkë, ndërmjet disa qytetarëve, ku ka pasur edhe shkrepje të armës. Raportohet se përleshja ka ndodhur në lidhje me mjetet lundruese për turistët që lëvizin përgjatë kanionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button