Fillimi i negociatave me BE-në në qershor të 2013-ës?!

Maqedonia do të mund të marrë sinjale inkurajuese, lidhur me caktimin e mundshëm të datës për fillimin e negociatave aderuese me BE-në, nga mesi i vitit të ardhshëm nën kushte të caktuara, kështu thuhet në draft-konstatimet në të cilat ka pasur qasje Agjencia kroate e lajmeve Hina.

“Me qëllim që të mundësohet hapja e marrëveshjeve aderuese me Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (FYROM) në qershor të vitit 2013, Këshilli do ta sudiojë progresin në zbatimin e reformave në kontekst të Dialogut aderues të nivelit të lartë, në bazë të raportit të cilin Komisioni do ta prezantojë në gjysmën e parë të vitit 2013”, citon Agjencia Hina një pjesë të draft-konstatimeve të cilat përgatiten për Këshillin për punë të përgjithshme i cili do të mbahet më 10 dhjetor në Bruksel.

Konstatimet harmonizohen në nivel të Komitetit të përfaqësuesve të vazhdueshëm në Bashkimin Evropian (COREPER). /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button