RMV, Krerët e partive në takimin e liderëve do të vendosin për zgjedhjet

Zgjedhje do të ketë, data nuk është e sigurt, ndërsa liderët e partive për mbajtjen e tyre do të vendosin në takimin e liderëve që do të mbahet të martën tek presidenti, Stevo Pendarovski, shkruan MIA, transmeton Portalb.mk.

Vendimi për datën e zgjedhjeve duhet të sillet në bazë të analizave profesionale të Komisionit për sëmundje infektuese.

Kryeministri Oliver Spasovski, dje kumtoi se vendimi për zgjedhjet para së gjithash bazohet në interesat e shtetit dhe të qytetarëve duke i lënë mënjanë të gjitha interesat politike të cilat i kemi dhe do të determinohet nga zhvillimi i krizës shëndetësore. Ai pret në takimin e liderëve të arrihet marrëveshje lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve.

Sipas Spasovskit, zgjedhjet duhet të mbahen sa më parë.

“Nuk e di se a është koha ideale qershori që të mbahen zgjedhjet parlamentare, por për shkak të paralajmërimeve se ka mundësi që të kthehet kjo krizë edhe një herë në shtator, mendoj se është e nevojshme që të mbahen sa më shpejtë që është e mundur, duke pasur parasysh se shtetit i nevojiten institucione funksionale të cilat do të mund të sjellin vendime për të gjitha çështjet të cilat janë në interes të qytetarëve”, theksoi Spasovski.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Fiilipçe, thotë se lidhur me zgjedhjet do të jenë të kujdesshëm për atë që do ta rekomandojnë ekspertët shëndetësorë. Rekomandimi do të bazohet në numrat e pacientëve dhe analizën e rasteve.

Për liderin e LSDM-së, Zoran Zaev nuk do të ketë periudhë më të përshtatshme se qershori për zgjedhje. Megjithatë, kusht është kriza e koronavirusit të tejkalohet tërësisht. Zgjedhjet, sipas tij, duhet të mbahen sa më parë edhe për shkak faktit se nuk kemi Parlamenti dhe kemi Qeveri teknike dhe jo politike.

VMRO-DPMNE, nga ana tjetër mbetet me qëndrimin se për momentin zgjedhjet nuk janë prioritet i parë i partisë. Më i rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve. Lideri i saj, Mickovski tha se me qëndrim do të dalin pas takimit të liderëve tek presidenti i shtetit.

Në takimin e liderëve tek shefi i shtetit, Stevo Pendarovski, të martën të ftuar janë liderët e LSDM-së, të VMRO-DPMNE-së, të BDI-së, të PDSH-së, të Besës dhe të Aleancës së Shqiptarëve. I ftuar është edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili vlerëson se pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, KSHZ menjëherë duhet të fillojë me përgatitjen e zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button