RMV, Në izolim 57 persona të rinj, deklarata për vetizolim kanë nënshkruar 13 persona

57 persona të rinj kanë marrë vendime për izolim në 24 orët e kaluara, ndërsa 13 persona kanë nënshkruar deklarata për izolim, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.mk.

Që atje, theksojnë se nga nëpunësit policorë janë kryer kontrolle tek personat në izolim dhe vetizolim të tyre, me ç’rast është përcaktuar se një person nuk e ka respektuar masën për izolim.

Sa i përket ndalimit të lëvizjes gjatë 24 orëve të kaluara, është evidentuar se në nivel të gjithë vendit 55 persona nuk e e kanë respektuar ndalimin e lëvizjes, dhe 42 persona janë shoqëruar në polici, ndërsa për pjesën tjetër janë marrë të dhëna dhe do të pasojnë masat e duhura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button