Angelovska: 500 punëtorë janë kthyer në punë pas masave për 14,500 denarë

Nina Angelovska, Ministrja e financave në Maqedoninë e Veriut vlerëson se masat përsubvencionimin e pagave të punëtorëve me 14,500 denarë po jep rezultatet e para, pasi ka filluar kthimi I punëtorëve në punë, transmeton Portalb.mk.

“Masa 14,500 denarë ndihmë financuese për punëtorë është dizajnuar mirë dhe për atë janë paraqitur rreth 24 mijë kompani dhe rreth 6 mijë punëtorë të pavarur. Ne presim dhe llogaritim që masat do të mbrojnë rreth 200 mijë vende pune”, deklaroi Angelovska.

Ajo vlerësoi se masat e qeverisë janë një kompromis  për të drejtat e punëtorëve dhe punëdhënësve.

“Ka të dhëna se punëdhënësit kanë kthyer rreth 500 punonjës në punë për të shfrytëzuar masën”, deklaroi Angelovska.

Ajo sqaroi se shumica e kompanive që kryejnë shërbime hotelerike tashmë janë paraqitur.

“Gjithsej në hoteleri dhe turizëm janë 4,400 subjekte të regjistruara në shtet, pra nëse I marrim numrat e të paraqiturve nga ky sector, numri më i madh janë paraqitur për shfrytëzimin e masave”, deklaroi Angelovska.

Ajo sqaron se më vendimin e fundit i është dhënë mundësi që deri më 7 maj kompanitë të kthenin punëtorët e larguar.

“Rreth 500 të punësuar që ishin larguar  janë kthyer në vendet e punës”, deklaroi Angelovska.

Ndryshe, në Seancën e 48-të të Qeverisë së RMV-së u miratua ndryshimi i masës për subvencionimin e pagës së punonjësve, ku theksohet që pamundësohet ndërprerja e padrejtë e marrëdhënies së punës.

Pas dy muajve, largimi i punëtorëve nga puna nuk duhet të jetë më i madh se:

15% për kompanitë deri 50 të punësuar
10% për kompanitë nga 51 deri 250 të punësuar, dhe
5% për kompanitë që kanë mbi 250 të punësuar.

Paraprakisht Qeveria e Maqedonisë së Veriut në hapësirat e saj zhvilloi takim me përfaqësuesit e sindikatave dhe organizatave qytetarë për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve, për të cilën diskutohet në masat financiare të Qeverisë. Ata në takim harmonizuar qëndrimet.

Propozimi i Ministres së financave, Nina Angelovska, për mundësinë e bizneseve që të largojnë punëtorët nga puna, nuk ishte mirëpritur nga sindikatat e punëtorëve, ndërsa ish-kryeministri Zoran Zaev kishte premtuar mbështetje financiare për ata që do të largohen nga puna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button