Bëhuni gati për fundjavë me shi

Nesër pritet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 5 deri në 0, ndërsa ajo e ditës prej 2 deri në 8 gradë. Do të fryejë erë nga drejtimi jugor.

Reshje më intensive priten gjatë mbrëmjes dhe të dielën në mëngjes, kur do të ketë borë në viset malore.

 Në Shkup pritet mot i ngjashëm. Të dielën, do të mbajë mot i vranët dhe i ftohtë, me reshje bore. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 1 deri në 5 gradë, ndërsa ajo e ditës prej minus 2 deri në 4 gradë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button