VMRO-DPMNE: Të dinë shqiptarët çka mendon Zaev për Ahmetin, Reagoi LSDM

VMRO-DPMNE-ja vlerësoi se në katër bombat e publikuara në Youtube mund të shihet çfarë qëndrimi ka Zoran Zaev për popullin e vet, revolucionin laraman, iniciativat studentore dhe Ali Ahmetin, transmeton Portalb.mk.

“Njëherësh të përkujtojmë se edhe Zaevi e ka kontrolluar lëvizjen studentore, dëgjuam se çka mendon për shumëngjyrëshit, por mirë është të dinë shqiptarët se çka mendon ai për Ali Ahmetin”, deklarojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

Ata theksojnë se nga bombat mund të njihet zëri i Zaevi duke ofenduar popullin e vet.

“Gjithashtu është mirë të dëgjojnë edhe i ashtuquajturi Acko Kostadinov, si dhe Zabarçaneci se si i shan ata dhe mbarë popullin. E për fat të keq ai njeri e udhëheq shtetin”, deklarojnë nga VMRO-DPMNE.

Katër bombat e publikuara në Youtube:
BOMBA 1
BOMBA 2
BOMBA 3 
BOMBA 4

Ndaj këtyre reagimeve të VMRO-DPMNE-së dhe video-regjistrimeve të publikuara ka reaguar partia e Zoran Zaevit, LSDM-ja.

“Aq e madhe është revolta në VMRO-DPMNE sa që përmes incizimeve ilegale e zhvillojnë betejën e brendshme politike, pa dijeni se me këtë bëjnë promovimin e politikave të Zoran Zaevit dhe LSDM-së. Në audio incizimet, kryetari Zaev kategorikisht konfirmon se nuk ekzistojnë biseda që i janë dhënë ndonjë Çaushi apo dikujt tjetër përveç PSP-së”, deklarojnë nga LSDM-ja.

Ata vlerësojnë se këto biseda dëshmojnë se shoqëria civile është mbështetës i drejtësisë,konceptit një shoqëri për të gjithë dhe mbështetës luftës kundër regjimit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button