Fituesit e javës te “TVSH-ja Ime”, Qeveria zvogëloi vlerën e shpërblimeve

Prej 1 majit, është zvogëluar vlera e shpërblimeve në lojën shpërblyese “TVSH-ja ime #Shpërblimi Im”, si rezultat i vendimit të qeverisë për rishpërndarjen e mjeteve në fondin për menaxhimin me virusin korona, transmeton Portalb.mk.

Qeveria kërkoi që “Llotaria shtetërore e RMV-së” mjetet në vlerë prej 4,383,410 denarë t’i destinojë në llogarinë donator të hapur në kuadër të Sekretarit gjeneral të Qeverisë.

Tani 10 qytetarët që do të fitojnë, do të marrin shpërblime vetëm në vlerë prej 500 denarëve; derisa deri më 30 prill vlera e shpërblimeve ishte 3,000 denarë për tri qytetarë, 2 mijë denarë për tri qytetarë dhe një mijë euro për katër qytetarë.

Fituesit e 4 majit: Aleksandra Atanaskova, Teodora Grozdanova, Nevenka Krsteva, Luljeta Berisha, Tosko Kokaroski, Naum Filipçe, Slobodan Buzharovski, Biljana Smiceska, Georgi Tasevski dhe Silvana Markoska.

Fituesit e 5 majit: Sanja Bojkovska, Aneta Kimnovska, Elizabeta Grozdanovska, Petar Makarovski, Dobrina Saviq, Jovanka Shikalovska Pantoska, Jasmina Mitevska, Ilce Naumovski, Kostadin Maçaveloc dhe Arjeta Neziri.

Fituesit e 6 majit: Goran Tançevski, Saska DOneva, Lidushka Vasileska, Hulusi Shaferi, Toni Talevski, Ksenija Krezoviq, Murat Demiroski, SLavco Stefanoski, Ifor Ivanoviq dhe Blagoja Jovanovski.

Fituesit e 7 majit: Eleonora MIçkovska, Elena Zlateska, Gjorgji Kamchev, Sinisa Andonovski, Kuzman Kuzmanovski, Zorançe Peshov, Oliver Peoski, Biljana Ivchec, Zoran Tasevski dhe Ilijeva Valentina Ilijeva.

Ndryshe, deri më tani është shpallur edhe fituesi i çmimit prej 3 milionë denarëve, Dejan Petkov nga Shtipi. Më së shumti llogari fiskale gjatë ditës janë skenuar më 6 mars edhe atë 717 mijë llogari, gjatë së cilës është realizuar qarkullim prej 304 milionë denarë, për të cilat është paguar TVSH prej 32.5 milionë denarë. Për llogaritë e skenuara qytetarët do të marrin 878 mijë denarë.

Me propozimin e Ministrisë së Financave, nisi organizimi i lojës shpërblyese ”TVSH-ja ime, shpërblimi im”. Siç thuhet në kumtesën e Qeverisë, realizimi i lojës shpërblyese bëhet me qëllim të forcimit e mëtutjeshëm të disiplinës fiskale, ndërgjegjësimin e qytetarëve për kërkimin e detyrueshëm dhe marrjen e llogarive fiskale.

Masa, do të gjenerojë të ardhura shtesë për qytetarët, ndërsa do të drejtohet nga Lotaria Shtetërore e RMV-së, si një kompani e autorizuar tregtare në pronësi të plotë të shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button