“Posta e RMV-së” kërkoi falje për skandalin me pullën postare, reagoi Serbia

“Postat e Maqedonisë së Veriut” kanë tërhequr nga tregu 6 mijë kopje të pullës së re postare, ku është prezantuar gabimisht harta e Kroacisë dhe vendeve tjera, transmeton Portalb.mk.

“Shprehim keqardhje për gabimin e paqëllimtë, veçmas që lëshimi i serisë së pullave postare ‘Maqedonia e Veriut në BE’ gërshetohet me 9 Majin, Ditën e Evropës. Qëllimi jonë ka qenë që me këtë pullë postare të shprehim mirënjohje deri te presidenca kroate me BE-në për mbështetjen që Republika e Kroacisë e jep ndaj shtetit tonë”, deklarojnë nga SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”.

Ata e vlerësojnë këtë si gabim teknik, për çka u njoftua se është sjellë edhe vendime për shkarkimin e udhëheqësit të Sektorit së Filatelisë dhe shkarkimin e Këshillit për pulla postare. 

“MPB e Republikës së Serbisë reagon me protestë të ashpër kundër shtypjes dhe publikimit të pullës postare me hartë gjeografike të ‘Shtetit të pavarur fashist të Kroacisë’ ku janë të përfshirë pjesë të Republikës së Serbisë deri në Beograd, pjesë të Malit të Zi dhe mbarë Bosnja dhe Hercegovina e cila evokon kujtime të qytetarëve të Republikës së Serbisë dhe popullit serb si tërësi në periudhën më të errët të historisë më të re”, thuhet në notën e protestës së MPJ-së serbe.

Ata vlerësojnë se gabimet e tilla I prishin marrëdhëniet bilateral mes Serbisë dhe RMV-së, si dhe stabilitetin e rajonit.

Ndryshe, kryeministri Oliver Spasovski, gjatë javës ka postuar edhe pullën e re postare në lidhje me anëtarësimin e plotë të vendit në NATO.

“Suksesi i madh historik dhe arritja e qëllimit tonë strategjik, anëtarësimi në NATO është përjetësuar edhe në një pullë postare, të cilën këto ditë e botoi SHA Posta e Maqedonisë së Veriut”, njoftoi Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button