1,873 dënime deri më tani në RMV për mosrespektimin e masave, ka propozuar Prokuroria

Prokuroria themelore publike në Maqedoninë e Veriut nga 17 marsi deri më 8 maj në gjykatë ka propozuar 1,873 dënime për qytetarët që nuk i kanë respektuar masat e qeverisë për parandalimin e epidemisë, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria themelore publike me më së shumti dënime është ajo e Shkupit (549), ndërsa ajo e Kërçovë është me më së paku (1). Shpërndarja e dënimeve sipas prokurorive: Kavadarci (78), Gjevgjeli (81), Gostivar (94), Strumicë (141), Manastir (155), Kumanovë (61), Prilep (139), Dibër (12), Koçani (55), Shkup (549), Strugë (41), Resen (18), Kërçovë (1),Ohër (6), Shtip (101), Sveti NIkollë (8), Berovë (25), Radovish (46), Veles (68), Delçevë (40) dhe Tetovë (154).

Shumica e dënimeve janë në vlerë rreth 2 mijë euro, por ka raste ku dënimet janë edhe më pak se 1 mijë euro, si dhe dënime deri 5 mijë euro.

Prokuroria e Shkupit për rastin e Hasanbegut, ku qytetarët dolën të protestojnë në orë policore, ka propozuar dënim të përgjithshëm prej 95,500 euro. Fillimisht më 15 prill ka propozuar dënim prej 5,000 euro për tre qytetarë pjesëmarrës; ndërsa më 23 prill ka propozuar dënim prej 3,500 euro për 23 qytetarë pjesëmarrësit tjerë.

Prokuroria e Gjevgjelit për rastin në Gjevgjeli, ku qytetarët në lagje vallëzonin në orë policore, më 5 maj ka propozuar dënim nga 1,000 euro për çdonjërin pjesëmarrës. Në këtë ngjarje ka arritur të identifikon gjithsej 30 pjesëmarrës, ku për çdonjërin është është propozuar dënim i njëjtë.

Prokuroria me më së paku dënime, ajo e Kërçovës, ka propozuar vetëm një dënim me 20 mars. Dënimi është për qytetarin i cili më 15 mars ka ardhur në vend nga Austria. Ai kishte nënshkruar deklaratën për vetëizolim. Përkundër kësaj, qytetari më 17 dhe 19 mars nuk kishte qenë në shtëpi. Dënimi i propozuar për të është 4,000 euro.

Mund të veçohen raste si ajo e Prokurorisë së Strugës më 4 maj kur ka propozuar dënim prej 7 mijë euro për qytetarin i cili ka kryer shërbime në lokalin e tij. Dënimi si person juridik ishte 5,000 euro, ndërsa si person fizik ishte 2,000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button