“Dita e Europës” me mospajtime dhe regjime hibride në Ballkan

Ndërsa festojmë 75 vjetorin e përfundimit të armiqësive nga Lufta e Dytë Botërore, sot Bashkimi Europian (BE) i njeh vitet e historisë së përbashkët, ndërsa në Ballkanin Perëndimor, të njëtat armiqësi që u shfaqën para LDB-së po vazhdojnë të mbajnë peng të ardhmen e popujve të rajonit.

Serbia vazhdon t’i tendosë raportet ndërshtetërore me Kosovën duke kërkuar së fundi shkëmbime territoriale dhe vazhduar pandërprerë fushatën kundër shtetësisë së Kosovës. Ndërsa Maqedonia Veriore pas mbylljes së një mosmarrëveshje gati tre dekadëshe me Greqinë, si duket bashkë me Bullgarinë po hapin një faqe tjetër të zezë në marrëdhëniet ndërshtetërore.

Bosnja e Hercegovina e ndarë mbi baza etnike dhe fetare vazhdon të paraqesë vatër të re krize. Kjo tregon se popujt e Ballkanit Perëndimor pas rënies së komunzimit ende nuk i kanë tejkaluar dallimet që ekzistonin për kombet e reja që lindin para vënies së “perders së hekurt”.

1.Që nga Deklarata Shumanit (1950), BE-ja është rritur nga gjashtë shtete që bashkonin interesa ekonomike në një fuqi të vërtetë politike me 27 shtete anëtare duke luajtur rol kryesor në të gjitha organizmat ndërkombëtar. 9 maji është “Dita e Europës”, ndërsa përkundër dalllimeve, edhe Ballkani Perëndimor ka çfarë të festojë këtë vit. Shqipëria dhe Maqedonia Veriore (MV) sipas të gjitha gjasave do t’i fillojnë bisedimet në vjeshtë pas vendimit pozitiv të KE-së në mars të 2020-ës për të hapur negociatat e anëtarërsimit me këta dy shtete. Përderisa duhet t’i gëzohemi këtij vendimi, negociatat me BE-në janë një detyrë e vështirë për shtetet aspiruese.

Traktati mbi Bashkimin Europian thotë se ‘çdo vend europian mund të kërkojë anëtarësim nëse i respekton vlerat demokratike të BE-së dhe është i përkushtuar për promovimin e tyre’. Hapi i parë është që shteti të përmbushë kriteret kryesore për anëtarësim. Këto u përcaktuan kryesisht në Këshillin Europian në Kopenhagë në vitin1993 dhe për këtë arsye quhen si “Kritere të Kopenhagës”.

Vendet që dëshirojnë të bashkohen duhet të kenë: institucione të qëndrueshme që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve, dhe një ekonomi funksionale të tregut me aftësi për të përballuar konkurrencën. Këto rregulla janë të ndara në 35 fusha të ndryshme të politikave ose kapituj, dhe secili kapitull negociohet veçmas me BE-në.

  1. Maqedonia Veriore aplikoi për anëtarësim në BE në mars të vitit 2004 dhe iu dha statusi i kandidatit në dhjetor të vitit 2005. Sidoqoftë, vendi nuk ka qenë në gjendje të hap negociatat e pranimit, për shkak të mosmarrëveshjes me Greqinë mbi përdorimin e vendit të emrit. Kjo mosmarrëveshje u zgjidh me “Marrëveshjen e Prespës” për emrin e ri të vendit e cila hyri në fuqi në shkurt të vitit 2019. Siç shihet janë disa kapituj të rëndësishëm që një vend duhet t’i hapë me BE-në dhe t’i mbyllë. A është Maqedonia Veriore e gatshme për një ndërmarrje kaq komplekse?

Në rastin konkret, MV edhe pse nuk ka filluar procesin e hapjes së kapitujve me BE, ka bërë disa hapa përpara duke miratuar ligje të reja kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por të njëtat nuk janë zbatuar në praktikat gjyqësore dhe të organeve të rendit përshkak të ndërhyrjeve politike dhe qeveritare.

Kapitulli i 24 që ka të bëjë me politikat e BE-së në fushën e gjyqësorit dhe të drejtat themelore, MV nuk ka treguar shenja serioze të përfundimit të proceseve gjyqësore ose kemi raste të zhvilluara mbi baza etnike. Ky kapitull kërkon një kornizë solide ligjore dhe institucione të besueshme për të mbështetur politika koherente për parandalimin e korrupsionit dhe sundimit të ligjit. Në MV konkretisht kroniza ligjore ekziston, por qeveria dhe organet gjyqësore kanë qenë shumë larg zbatimit të ligjit ose kanë qenë selektiv.

  1. Kapitujt 30-31 kanë një rëndësi të veçantë pasi ka të bëjnë me politikën e jashtme të një vendi i cili nesër do të bëhët anëtare e unionit. Vendeve aplikuese ju kërkohet të harmonizojnë në mënyrë progresive politikat e tyre drejt vendeve të treta dhe qëndrimeve politike brenda organizatave ndërkombëtare. Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë (CFSP) dhe politika europiane e sigurisë dhe mbrojtjes (ESDP) bazohen në akte juridike, përfshirë marrëveshje ndërkombëtare detyruese, dhe në dokumente politike. Shteteve aplikuese ju kërkohet që të gjitha deklaratat të përputhen në mënyrë progresive me ato të BE-së.

Veçanërisht këtu duke theksuar deklaratën e fundit me tone pesimiste të presidentit të MV Stevo Pendarovski se “nëse çmimi është të mos jem maqedonas dhe gjuha që unë flas të mos jetë maqedonase, atëherë nuk kemi nevojë për BE”. Kjo deklaratë nuk është në përputhje me standartet e një vendi që synon t’i hapë kapitujt me BE-në dhe nuk është në pajtim me politikat e kapitujve tjerë mjaft të rëndësishme të aderimit në union. Raporti i fundit i “Freedom House” – “Nation in Transit” 2020, bënte të ditur se në Ballkan kemi rënie të demokracive të konsoliduara me regjime hibride.

Asgjë më shumë në “Ditën e Europës”, se sa shtetet kandidate të vazhdojnë të ndërtojnë raporte të mira me vendet fqinjë, me botën e jashtme duke respektuar të drejtat njerëzore dhe lëvizur përpara si shtet normal me drejtësi dhe ligje për të gjithë. Në rast se MV dhe vendet fqinjë nuk do t’i plotësojë të gjitha kriteret e BE-së, dhe nuk do të jenë në përputhje me frymën e re të stabilizimit të Ballkanit, “Dita e Europës” nuk do të jetë një ditë e njëjtë si në BE.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button