ASH-ja përkujtoi “Ditën e Evropës” dhe rastin e Kumanovës: Nuk mund të harrohet kurrë

Aleanca për Shqiptarëtsot  përkujtoi pesëvjetorin e ngjarjeve të Kumanovës, duke shpreh ngushëllime për viktimat e kësaj ngjarje, duke premtuar se do të vazhdon të kërkon hetim ndërkombëtar, transmeton Portalb.mk.

“Shpreh keqardhje të thellë për humbjen e jetëve dhe shpreh ngushëllime për familjet e personave të vrarë dhe të plagosur më 09.05.2015. Sot u mbushën 5 vite nga aksioni i Kumanovës, kryesisht Lagjen e Trimave . Lotët e vajzës së vogël Zamirës, trishtimi i banorëve të Lagjës së Trimave dhe tradhëtia ndaj ish-bashkëluftëtarëve do t’i ndjekin në çdo moment të gjithë ata që kanë gisht në përgatitjen dhe realizimin e skenarit të Kumanovës”, deklarojnë nga ASH-ja.

Ata përkujtojnë se vazhdojnë të kërkojnë hetim ndërkombëtar për rastin, sepse drejtësia për jetët e humbura dhe të burgosurit nuk duhet të ndalet.

“Evropa dëshmon se shoqëritë përparimtare, të forta dhe paqedashëse bazohen në respektimin e parimeve të të drejtave të njeriut, lirive themelore dhe demokracisë. Ne duhet të punojmë për të qenë pjesë e Evropës në të ardhmen e afërt jo për ta por për ne, për të rinjtë, për fëmijët tanë”, deklaruan nga ASH-ja duke uruar “Ditën e Evropës”

Evropa për ASH-në simbolizon sigurinë, unitetin e kombeve, mirëqenien ekonomike dhe sociale, që sipas tyre janë edhe dëshira të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Me shpresë se do ta tejkalojmë këtë sfidë me virusin korona dhe ditëlindjet që do të vijnë do t’i festojmë bashkë e deri atëherë duhet të punojmë shume”, deklaruan nga ASH-ja.

LEXO: Spasovski dhe Xhaferi uruan Ditën e Evropës: Ishit synimi jonë
LEXO: Pendarovski: Sivjet është arritur ëndrra e shumë gjeneratave
LEXO: Negociatat RMV-BE, nëse nuk zbatohen reformat për drejtësi, liri dhe siguri, gjithçka mund të bllokohet
LEXO: Historiku i 9 majit-Ditës së Evropës, ëndërr për Maqedoninë e Veriut, zhgënjim për Britaninë
LEXO: DOSJE: 5 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës, asgjë nga hetimi ndëkombëtar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button