Panik në Shtëpinë e Bardhë, asistentja e Ivanka Trump rezulton pozitive me koronavirus

Asistentja e Ivanka Trump është konfirmuar pozitive me koronavirus pavarësisht se nuk ka shfaqur asnjë simptomë, transmeton OraNews.

Pas këtij lajmi, Ivanka së bashku me bashkëshortin e saj Jared Kushner kanë kryer testet dhe rezultuan negativë.

Mësohet se Ivanka nuk e kishte takuar asistenten e saj prej disa javësh.

Donald Trump konfirmoi të premten se sekretari i shtypit i Zëvendës Presidentit Mike Pence, Katie Miller, testoi pozitiv.

Një nga shërbëtorët personalë të Donald Trump u testua pozitiv të enjten.

Kjo gjë ka frikësuar edhe Shtëpinë e Bardhë sepse ekziston dhe mundësia e infektimit të zyrtarëve të lartë amerikanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button