Ndalohet në Turqi “Sulejmani i madhërishëm”

Në Turqi nga fillimi vitit 2013 më nuk do të emetohet seriali “Sulltani i Madhërishëm” deklaroi deputeti i partisë në pushtet të Drejtësisë dhe Zhvillimit “AKP” Oktaj Saral.

AKP parashtroi propozim-ligj në Parlamentin turk me të cilin kërkon ndalimin se serialeve që i dëmtojnë vlerat nacionale të Turqisë duke shpalosur të pavërteta për personalitete të rëndësishme historike.

Nga ana tjetër kryeministri turk, Taip Erdogan duke kritikuar këtë serial, që transmetohet në shumë vende të rajonit dhe botës, tha se ajo që është paraqitur në atë film nuk është pasqyrja e vërtetë për paraardhësit e Turqisë së sotme.

“Ne paraardhës të tillë nuk kemi. Ne ligjvënës dhe sulltan Sulejman të tillë nuk e dimë që kemi pasur. Ai 30 vite të jetës së vet i kaloi në kali, e jo në kështjellë, siç tregohet në serialin, theksoi Erdogan. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button