Italia publikoi rezultatet e 24 orëve të fundit në lidhje me virusin korona: 4828 të shëruar

Autoritetet italiane kanë përditësuar të dhënat e fundit të përhapje së pandemisë së Covid 19 në vend.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 194 viktima dhe 1083 raste pozitive më shumë.

Numri i viktimave të shkaktuara nga Covid 19 në Itali ka arritur më 30 395 e numri i pacientëve të infektuar në 218 268.

24 orët e fundit kanë regjistruar një rritje të madhe të numrit të personave të shëruar nga koronavirus. Numri i tyre ka rritur sot më 103 031 dhe janë 4828 të shëruar më shumë se një ditë më parë, transmeton OraNews.

Numri i personave aktual pozitiv me Covid 19 është 84 842.

Në rajonin e Lombaridë më i godituri nga koronavirusi sot janë shënuar 502 raste pozitive më shumë e 85  viktima

Në Itali janë kryer deri më sot 2 514 234 teste.

Ministria e Shëndetësisë në RMV informoi se në 24 orët e kaluara janë bërë 411 testime, janë regjistruar 36 raste të reja me virusin korona, janë shëruar 13 persona, ndërkaq ka ndërruar jetë 1 person.Me këtë, numri i të infektuarve ka arritur në 1,622, të shëruarve 1,112, ndërkaq të vdekurve 91. Numri i rasteve aktive është 419.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button