Strakosha zbuloi ndeshjen më të rëndësishme të edicionit dhe atë të karrierës

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha ka thënë se pas një ndeshje të këtij edicioni ka kuptuar se skuadra e Lazios ka potencial të madh.

Portieri i Lazios ka folur për Lazio Style Radio lidhur me kampanjën aktuale. Lazio është e dyta në Serie A me 62 pikë, vetëm një më pak se Juventusi që udhëheq.

Lazio ka fituar Superkupën e Italisë në dhjetor.

“Pikë kthese ishte ndeshja ndaj Atalantas në tetor në Stadio Olimpico. Ne kemi qenë duke humbur 3:0 pas pjesës së parë, por ishim në gjendje të garojmë dhe të barazojmë 3:3. Në atë ndeshje vërtetë kemi kuptuar për kapacitetin”, ka thënë Strakosha, transmeton Koha.net.

“Gjithsesi ndeshja që do të thotë më së shumti për mua në karrierën te Lazio është ajo e dy vite e gjysmë më parë në stadiumin e Juventusit. Lazio nuk kishte fituar në Torino për 15 vjet”.

Strakosha ishte vendimtar në atë ndeshje, pasi ndali një penallti të Paulo Dybalas në fund për të mbajtur Lazion në epërsi (2:1). Tani këto dy skuadra luftojnë për titull të kampionit në Itali.

“Ne jemi larguar nga puna dhe duam të vazhdojmë me stërvitje. Por pa rrezikuar ndonjërin. Nuk do të jetë kënaqësi të luajmë pa tifozë, por ky është një moment i vështirë për të gjithë njerëzit nëpër botë. Pushimi do të ketë ndikim në formë, por unë kam besim pasi e di sa të fortë jemi. Jemi së bashku për katër vjet, jemi rritur aq shumë në aspektin teknik e sidomos në aspektin psikologjik”, ka shtuar Strakosha.

Ai ka thënë se Igli Tare dhe trajneri Simone Inzaghi ishin vendimtarë për karrierën e tij.

“Drejtori ka besuar te unë që prej fillimit ndërsa trajneri më ka dhënë mundësinë që të luaj”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button