VMRO-DPMNE: Nuk ka kohë dhe hapësirë për kalkulime matematike

VMRO-DPMNE vlerëson se vendi duhet të futet në skrining për t’u konstatuar se është duke u stabilizuar epidemia, transmeton Portalb.mk.

“Për të ardhur deri në një konkluzion të duhur të këtij lloj, si dhe për të krijuar një strategji shtetërore të përshtatshme për daljen nga kriza, patjetër duhet të kryhet skrining i menjëhershëm, adekuat dhe themelor”, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE në konferencën e sotme.

Ata vlerësojnë se është e nevojshme të dihet pasqyra e gjendjes te punonjësit shëndetësor.

“Nëse bëni numër të vogël të testimeve, logjike është se do të fitoni edhe numër të vogël të rasteve të reja. Fjala është për shëndetin e qytetarëve. Nuk ka kohë dhe hapësirë për kalkulime matematike”, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

Ata vlerësojnë se duhet të kemi skrining të plotë, në bazë të së cilës do të krijohet strategjia shtetërore për dalje nga kriza.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë informon sot se në 24 orët e kaluara janë bërë 411 testime, janë regjistruar 36 raste të reja me virusin korona, janë shëruar 13 persona, ndërkaq ka ndërruar jetë 1 person. Me këtë, numri i të infektuarve ka arritur në 1622, të shëruarve 1112, ndërkaq të vdekurve 91. Numri i rasteve aktive është 419.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button