Spasovski ka një kërkesë për BFI-në

Oliver Spasovski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka kërkuar tërheqjen e vendimit të Bashkësisë Fetare Islame për hapjen e xhamive, transmeton Portalb.mk.

“Apeloj ta shqyrtojnë vendimin e marrë, gjegjësisht vendimin për hapjen e objekteve fetare, megjithatë gjithashtu ftoj që edhe Kisha Ortodokse Maqedonase të sillet seriozisht sepse ka bërë një sërë lëshimesh gjatë periudhës paraprake”, kërkoi Spasovski.

Ndryshe, BFI-ja ka sjellë vendim që nga data 12 maj t’i hap xhamitë për besimtarët, për të kryer obligimet fetare kolektive. Një njoftimin e BFI-së, thuhet se, prej ditëve të para të paraqitjes së pandemisë Covid19, duke pasur për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve si dhe duke marrë parasysh rekomandimet dhe sugjerimet e organeve shëndetësore shtetërore, e duke u mbështetur mbi parimet themelore islame, vendosën për pezullimin faljes të namazit në mënyrë kolektive në xhami.

Kërkesë të njejtë ka parashtruar dje edhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe dhe presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button