Një vozitës i ndershëm autobusi ktheu 390.000 euro

Wolfgang R. vozitës autobusi në Vjenë, gjeti një çantë me 390.000 euro dhe ia dorëzoi policisë. Policia vërtetoi se paratë janë pronë e një zonje të vjetër, e cila për arsye të panjohura e harroi pasurinë e saj në autobus, shkruan “Hafing post”.

Wolfgang pas ndërrimit të tij kontrolloi automjetin dhe gjeti çantën në njëren prej ulëseve. Fillimisht mendoi se është e mbushur me rroba dhe barna, por kur e hapi pa bankënota të shumta prej 500 euro. Policia, me ndihmë të letrës së bankës që u gjet në çantën, e gjeti pronaren, e cila vozitësin e ndërshëm as nuk e shpërbleu. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button