Spasovski dhe Xhaferi uruan Ditën e Evropës: Ishit synimi jonë

Oliver Spasovski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut së bashku me zv.kryeministren dhe ministren e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, shoqëruar me zv.kryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmanin, shënuan 9 majin-Ditën e Evropës dhe fitoren ndaj fashizmit, transmeton Portalb.mk.

“Sot kemi arsye të shumta për të festuar dhe të jemi pjesë e kremtimeve në tërë Evropën. Ta festojmë fitoren ndaj fashizmit dhe ta festojmë idenë për Evropë të madhe. Gjenerata aktuale ka bërë zgjedhjen, e vërtetuam përcaktimin tonë për ardhmërinë e përbashkët me anëtarësimin tonë në familjen më të fuqishme ushtarake dhe të sigurisë të NATO-s”, u shpreh Spasovski.

Përfaqësuesit qeveritar së bashku me delegacionin e Lidhjes së luftëtarëve të Luftës Nacionalçlirimtare antifashiste, vendosën kurora lulesh para Përmendores së çlirimtarëve të Shkupit në oborrin e Qeverisë.

Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut përmes rrjeteve sociale ka uruar Ditën e Evropës.

“Ishit synimi jonë, tani, vazhdojmë të ecim bashkë edhe të fortë, edhe më të bindur se jemi në rrugën e vërtetë dhe jemi një familje”, ka shkruar Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button