Kumanovë, fshihen tabelat të shkruara shqip

Fshihet “Kumanova” në gjuhën shqipe në tabelat treguese që të çojnë në qytetin veri-perëndimor të Maqedonisë, ndërsa mbishkrimi maqedonisht dhe latin vazhdon të qëndrojë pa u dëmtuar. Qytetarët shqiptarë në disa raste kanë alarmuar për këtë tabelë treguese, ndërkohë autoritetet komunale deri tani nuk kanë marrë asnjë masë për ta rregulluar atë.
Ndërkohë që as policia, deri tani, nuk ka nisur hetimet apo të ndalojë ndonjë të dyshuar që ka fshirë emrin në gjuhën shqipe.

“Ne jemi të habitur se si komuna heshtë dhe nuk do me ndrru këtë tabelë. Kjo është tregues për qytetin dhe se shihet qartë se çfarë albanofobie ekziston dhe kjo tregohet edhe me heshtjen e institucioneve përgjegjëse”, theksojnë qytetarët në rrjetet sociale, njofton INA.

Komuna e Kumanovës ka qenë shpeshherë kohët e fundit në vëmendjen e mediave për skandalet me flamurin shqiptar ku edhe pse një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të saj janë popullsi shqiptare ajo ka nguruar ta valëvisë atë së bashku me flamurin maqedonas apo serb. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button