Osmani: Sot bëmë një plan të ri, të cilin do ta prezantojmë në Shtabin Qendror

Bujar Osmani, zv.kryemnistri në Maqedoninë e Veriut sot vizitoi institucionet shëndetësore në Tetovë, ku vlerësoi se akoma duhet të kemi kujdes në menaxhimin me virusin korona, transmeton Portalb.mk.

“Mendoj që spitali kishte të gjitha kushtet e nevojshme që eventualisht të trajton gjithçka që është e nevojshme. Qendra për Shëndet Publik po bën punën e vetë, ndërsa ne do të duhet të vazhdojmë të jemi të koordinuar me qëllim që ta parandalojmë më të keqen”, vlerësoi Osmani.

Ai raportoi se sot duhet akoma të shtojmë kujdesin sepse rezultatet e orëve të fundit nuk janë të mira.

“15 teste pozitive të reja sot në Tetovë, prej të cilave 11 janë raste të reja dhe kjo është shenjë se më e keqja ende nuk ka kaluar sa i takon pandemisë, dhe se ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm”, deklaroi Osmani.

Osmani njoftoi se ishte në takim me zv.ministrin e shëndetësisë dhe udhëheqësit e Institutit për shëndetin publik dhe Klinikës së Tetovës.

“Unë mendoj që tani është koha kur duhet një kujdes edhe më i madh nga njerëzit, për shkak se fakti që po kthehet pandemia gjithandej në vend dhe në bazë të gjitha parametrave, mund rrejshëm të na jep një vetëbesim, i cili pastaj mund të na rikthen në një situatë të re”, vlerësoi Osmani.

Ai sqaroi se është përgatitur një plan i ri sot për menaxhimin me virusin korona, plan i cili do të prezantohet në Shtabin qendror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button