Martinez afër Barcelonës

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën, transmeton RTK.

Sipas mediave spanjolle, argjentinasi do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin blaugranas.

Trajneri Quique Setien, e sheh 22-vjeçarin si partneri i Luis Suarez dhe jo si pasuesi i uruguaianit.

Marrëveshja personale mes lojtarit dhe Barcelonës është arritur, por ende jo marrëveshja mes dy klubeve.

Inter ka refuzuar çdo ofertë shkëmbimi duke kërkuar vetëm që t’i paguhet klauzola e 111 milionë eurove.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button