Balotelli bëhet baba, vajza pagëzohet me emrin Pia

Futbollisti i Manchester City, Mario Balotelli dhe vajza e spektakleve Rafaella Fico janë bërë prindër dhe ndjehen tepër të lumtur për lindjen e vajzës Pia.

Lindja u krye në një klinikë të Napolit, qyteti i lindjes dhe vendbanimi aktual i Rafaella-s dhe Balotelli nuk ishte prezent për shkak të angazhimit të tij në kampionatin anglez me Manchester City.

Futbollisti dhe bukuroshja napoletane qëndruan për disa muaj bashkë. Thirrja e fundit e saj drejtuar Balotelli-t ishte për lidhje kurore, në të mirë të vajzës që solli në jetë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button