Trump thotë se tani pret të paktën 95 mijë viktima nga COVID-19

Presidenti amerikan Donald Trump tha se po pret të paktën 95 mijë viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA, edhe pse ai vazhdon të bëjë presion që vendi të rihapet, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne mund të flasim përfundimisht për 95 mijë njerëz. Mund të flasim për pak më shumë se kaq”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë, përpara se të sugjeronte se “ndoshta 100 mijë njerëz” mund të humbnin jetën para sëmundja të mposhtej.

Megjithatë, Trump tha se SHBA duhet të vazhdojë përpjekjet për të rihapur ekonominë “përndryshe do të keni një vend të shkatërruar”.

“Asnjëherë nuk do të jeni në gjendje ta bëni atë përsëri. Asnjëherë nuk do të jeni në gjendje ta ndërtoni këtë mrekulli. Ajo që bëmë është një mrekulli, çfarë bëmë të gjithë ne dhe çfarë bënë shumë njerëz para nesh”, tha presidenti.

Disa shtete filluan procesin për të rihapur ekonomitë e tyre dhe më shumë shtete të tjera planifikojnë të fillojnë së shpejti pasi SHBA përjetoi shifra të papunësisë të nivelit të Depresionit të Madh.

Të dhënat e publikuara nga Departamenti i Punës thonë se papunësia qëndron në 14,7 për qind, duke reflektuar në humbjen e 20,5 milionë vendeve të punës në muajin prill, që është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë që kur filloi përpunimi i të dhënave në fund të viteve të 40-ta.

SHBA mbetet vendi më i goditur nga pandemia. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, gjithsej mbi 1,2 milionë persona kanë testuar pozitivë në koronavirusin e ri dhe mbi 77 mijë njerëz kanë vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button