Zaharieva: Bullgaria nuk e konteston identitetin, ndërsa Maqedonia ta zbatojë Marrëveshjen

Bullgaria ka qenë një nga mbështetësit më seriozë të Maqedonisë së Veriut për vite me radhë dhe unë vërtet dua të them – ne nënshkruam një marrëveshje, të dy kryeministrat nënshkruan këtë marrëveshje dhe nuk është mirë të kontestohet ajo që nënshkruhet, deklaroi Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva.

“Qëllimi ynë është të njohim historinë e përbashkët, të festojmë së bashku ata heronj që e deklaruan veten si bullgarë, por që luftuan për idealet e Maqedonisë. Pse është e vështirë të thuhet – po, gjuha që është zyrtare sipas Kushtetutës së tyre daton nga viti 1945 dhe bazohet në gjuhën bullgare. Ku qëndron problemi këtu? Ne nuk e kontestojmë identitetin e tyre, ne ishim të parët që njohëm Republikën e Maqedonisë. Nuk ka asnjë normë ligjore për njohjen e një kombi dhe një gjuhe, thekson Zaharieva.

Sipas BGNES, ajo vuri në dukje se një marrëveshje u arrit midis dy vendeve në vitin 1999, e cila u konfirmua nga Marrëveshja e Miqësisë, Fqinjësisë së mirë dhe Bashkëpunimit, transmeton MIA.

“Në të u pajtuam si të quhet gjuha e tyre zyrtare në përputhje me kushtetutat e të dy vendeve. Dhe ky është formulimi për të cilin ramë dakord. Dua ta respektojmë këtë”, shtoi ministrja e Jashtme e Bullgarisë.

Sipas saj, shkencëtarët mund t’i ndihmojnë diplomatët, por puna e Komisionit të Përbashkët nuk duhet të politizohet. “ Për të qenë e sinqertë, pezullimi i njëanshëm i punës së këtij Komisioni nga Maqedonia e Veriut, mendoj se politizon vetë Komisionin”, tha Zaharieva.

Ajo vlerëson se që Komisioni të funksionojë, duhet të mbajë takime, madje edhe onlajn.

“Nuk mund ta kuptoj se takimet duhet të ndërpriten me argumentin se në vendin e tyre po afrohen zgjedhjet. Ideja është të lejojmë historianët dhe ekspertët të punojnë dhe të marrin një vendim të përbashkët për veten e tyre, për të cilin ata do të na informojnë pa ndërhyrë”, shtoi ministrja bullgare.

Zaharieva theksoi se kohët e fundit në vend janë publikuar më shumë se 100 botime që kanë të bëjnë me Bullgarinë, thuajse “të gjithë atje janë ekspertë për futbollin dhe lidhur me  Bullgarinë”, por për fat të keq nuk është kështu, veçanërisht “kur tema anti-bullgare është e pranishme në zgjedhjet e tyre. “. “Unë mendoj se zgjedhjet janë të përkohshme, por fqinjët mbesin”, theksoi ajo.

“ Të gjithë mund të deklarohen ashtu siç ndjehen. Maqedonia është një rajon, në territorin e zonës gjeografike të Maqedonisë jeton bullgarë, maqedonas, romë, shqiptarë. Republika e Maqedonisë së Veriut  është një shtet. Ata e kontestojnë historinë tonë të përbashkët. Ata mund ta quajnë gjuhën e tyre si të dëshirojnë, por kur nënshkruam marrëveshjen u pajtuam që komisioni i përbashkët ta përfundojë punën deri në fund. Ne gjithmonë veprojmë me ndershmëri dhe me përgjegjësi, nuk i kemi surprizuar asnjëherë me vendimet tona, dhe kjo për mendimin tim është një qasje evropiane”, tha Zaharieva.

Ajo kujtoi që Parlamenti Bullgar e miratoi njëzëri Deklaratën për fillimin e negociatave të BE-së me Maqedoninë Veriore.

“Kjo ishte një qasje e drejtë ndaj fqinjëve tanë dhe pozicioni ynë nuk është i ri, as nuk ka qenë pozicion i kohëve të fundit. Jam i vetëdijshëm që para zgjedhjeve kjo temë është veçanërisht e rëndësishme atje”, shtoi Zaharieva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button