Alfat rrahin një shqiptar deri në alivanosje (FOTO)

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Gazi-babë të Shkupit, ku nga njësiti i Alfave është rrahur A.SH nga Tetova. Në orët e vona të mbrëmjes së 22 Nëntorit është rrethuar nga ekipi i Alfave të cilët e kanë marrë dhe e kanë dërguar në një sallë në Gazi-babë dhe pasi e rrahin rëndë deri në alivanosje i hedhin ujë dhe përsëri vazhdojnë të rrahin.

“Është dashur 2 javë të qëndroj nën mjekim për tu çuar në këmbë dhe për ardhur tek ju që të lajmëroj rastin” – ky është rrëfimi i të rrahurit A.SH  i cili rrëfen që gjatë rrahjes e kanë sharë vazhdimisht dhe i kanë bërtitur duke i thënë se këtë e keni dhuratë për 100 vjetorin e Pavarësisë, raporton Shqipmedia.

Personi në fjalë po ashtu shprehet që prej sulmuesve ka dëgjuar që ata mes vete janë marrë vesh që mos të goditet në fytyrë që t’i shmangen procedurave hetimore të mëtutjeshme dhe eventualisht edhe të dëmshpërblimit dhe suspendimit nga puna.

Sipas të rrahurit A.SH, ai përgatit padi penale për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore por edhe për vjedhje të aksesorëve të vlefshëm që ka pas me vete. Atij i është konfiskuar celulari, ora e dorës dhe i janë marrë paratë nga xhepi, me ç’rast i është shkaktuar dëm prej më shumë se 1500 eurove.

A.Sh shprehet se nëpërmjet dhunës së ushtruar dhe gjendjes para-alivanosjes, sulmuesit e kanë detyruar të nënshkruaj dokument për të cilën nuk ka njohuri se çka ka nënshkruar.

Lajme të ngjashme

Back to top button