Komuna e Gazi Babës pret për investitor për qendrën tregtare në Maxhari

Premtimi për ndërtimin e qendrës së re tregtare në Maxhari 1 e kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Boris Gerogievski është duke u realizuar. Ky projekt është pjesë e programit parazgjedhor “Jetë në Gazi Babë! Për të gjithë“, të publikuar para zgjedhjeve lokale në vitin 2017, shkruan Vërtetëmatësi.

Sipas programit të shkruar, qendra e re tregtare është planifikuar që të ndërtohet në pjesën e kinemasë ekzistuese në Maxhari.

Pjesa te kinemaja ekzistuese do të rregullohet dhe do të ndërtohet qendra e re tregtare. Ndërtimi i Qendrës së re tregtare do të mundësojë punë të organizuar të të gjithë sipërmarrësve në lagjen “Maxhari” që të përfundojnë veprimtarinë e vet dhe tërheqjen e sipërmarrësve të ri si dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Në kudër të qendrës tregtare, do të ketë vend për parkim, gjë që do të bëj komunikacionin edhe më të sigurt, shkruan në program Geogievskit.

Premtimi për Qendrën e re tregtare në Maxhari, Georgievski e dha me 24.10.2017.

Sipërmarrësit akoma veprimtarinë e tyre e kryejnë në shitoret kryesore në rrugë, përfundimisht do të kenë hapësira të përshtatshme në qendrën e re tregtare në Maxhari 1. Kështu do të sigurohet një tregti e organizuar dhe e sigurt përmes të cilët shitësit do të jenë të orientuar në një lokacionin, transmeton Makfaks

Këshilli i Komunës së VMRO-DPMNE-së opozitare në Gazi Babë, me 27.03.2020, duke folur për projektet e premtuara dhe të parealizuara të kryetarit Georgievski, mes tjerash, akuzoi se “qendra tregtare e premtuar në Maxhari mbetet në letër”.

“Vërtetmatësi” ju drejtuar Komunës së Gazi Babës me qëllim që të marrim përgjigje në pyetjen, deri ku është realizimi i projektit të ndërtimit të qendrës së tregtare në Maxhari 1?

Prej aty na u përgjigjën se Komuna ka përfunduar të gjithë punët urbanistike dhe se është e gatshme për realizimin e këtij projekt, por priten investitorët.

Ndërmarrja publike për administrimin e ndërtesave dhe hapësirave biznesore nuk po ndërton objekte të tilla dhe duhet të presim investitor. Nga ana jonë është përgatitur gjithçka sa u përket punëve urbanistike – na u përgjigjën shkurt nga Komuna. 

Duke pasur parasysh se deri më tani (05.05.2020) janë bërë hapa konkret në drejtim të realizimit të projektit të premtuar – janë përfunduar procedurat urbanistike dhe pritet investitor që do ta ndërtojë qendrën e re tregtare në Maraxhi 1, sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit”, ky premtim i Georgievski- merr vlerësimin “duke u realizuar”. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button