Donald Trumpi – President “Non-grata”

“Pas pandemisë çdo gjë do të ndryshojë në botë. SHBA nuk do të jenë më si më parë, as BE, as Kina, as Rusia. Po ashtu, as Ballkani nuk do të jetë më si ka qenë më parë. Pas pandemisë, më së shumti do të ketë humbës. Por do të ketë edhe fitues.”

Shumë analistë dhe ekspertë të njohur shkruajnë se, sipas parashikimeve të tyre, bota pas pandemisë do të ndryshojë. Do të praktikohet një lloj seleksionimi, si për pacientët të infektuar me virus. Ata që do të kenë imunitet më të fortë do të dalin, kurse ata me imunitet të dobët do të eleminohen, sikurse kuajt nëpër gara. Kuajtë e ushqyer mirë dhe të stërvitur mirë do ta përfundojnë garën dhe do të arrijnë në finish, kurse kuajt e ushqyer dobët dhe të pastërvitur, do të ngecin dhe do të eliminohen nga gara.

X

Sipas politologëve dhe analistëve, viti 2020 do të jetë viti epokal i ndryshimeve. Shumica e banorëve të globit janë të frikësuar dhe të fokusuar në dy çështje: E para, çfarë ndryshimesh do të ndodhin pas pandemisë; dhe e dyta, si do të përfundojnë zgjedhjet më 3 nëntor në SHBA. Shumica e shteteve janë të shqetësuar se po të fitojë Donald Trumpi mandatin e dytë si president, bota nuk do të jetë e sigurtë dhe më tej do të ketë destabilitet dhe krizë globale. Sipas studjuesve dhe politologëve, nga të gjithë presidentët që kanë pasur Shtetet e Bashkuara historikisht, Donald Trumpi konsiderohet si President “non-grata” dhe një nga Presidentët më të urryer.

X

Arratisja nga ferri drejt parajsës

          Duke mbyllur pasazhin e fundit, Komisioni Europjan ka dalë me një projekt të quajtur “Euro Bonus” ose “Korona Bonus”. Sipas ekspertëve të financave të Komisionit Europjan, është propozuar një pako prej 500 miliard euro. Këtë projekt “Korona Bonus” e kanë propozuar shtetet me depresion dhe recesion ekonomik më të madh dhe që kanë qenë edhe më parë në krizë ekonomike. Franca, Hollanda, Gjermania do ta kenë barrën më të madhe. Këto shtete nuk kanë arritur kompromis. Pa një pako bonus shtetet e lartpërmendura do të bien në kolaps ekonomik. Shumë firma në këto vende do të falimentonin pa ndihmën e bankave kreditore. Pas pandemisë disa shtete mund të përjashtohen, mund të dalin nga Eurozona. Shtetet e tilla si Hollanda, Franca, Danimarka mund të organizojnë referendume për të dalë nga Unioni Europjan. Përveç krizës financiare, BE mund të përballet edhe me krizën e refugjatëve, me fluksin e refugjatëve nga Afrika. Në të ardhmen pritet që koronavirusi të përhapet në kontinentin afrikan dhe në Lindjen e Mesme. Me përhapjen e pandemisë shumica e këtyre shteteve me ekonomi të dobët do të falimentojnë edhe më tej dhe do të përballen me urinë, rebelime dhe kolaps ekonomik. Për këto vende dhe popujt e tyre arratisja nga ferri drejt parajsës do të jetë BE-ja si destinacion.

X

Ish-diplomati gjerman tani në pension, Joschka Fischer, pas konferencës “Forumi për Sigurinë” në Műnchen shkruan në një artikull në gazetën “Frankfurten Allgemeine Zeitung”: “Pas zgjedhjes së Donald Trumpit si President i SHBA dhe Brexit-it të Mbretërisë së Bashkuar, Perëndimi po bëhet më pak perëndimor. Nuk është më ai Perëndim që ishte pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, kur në Konferencën e Versajës diktoi paqën. Tre liderët botërorë kishin dhe mbanin në dorë fatin e popujve dhe përcaktuan kufijtë e shumë shteteve në botë. Sot Europa është e mplakur, e përçarë dhe e dobët. Shtetet e Bashkuara duket se janë duke u tërhequr. Në të ardhmen qendra e botës dhe kapitali janë duke u zhvendosur në Lindje, atje ku kanë filluar, ku kanë lindur qytetërimet e para të njerëzimit.”

X

Largimi i Amerikanëve nga Ballkani

Po qe se më 3 nëntor i fitojnë zgjedhje Republikanët dhe Donald Trump-i rizgjidhet President për mandatin e tij tëe dytë, sipas politologëve të Shtëpisë së Bardhë, pas tërheqjes së forcave ushtarake nga Lindja e Afërme, Trump-i do t’i tërheqë trupat ushtarake edhe nga Ballkani perëndimor.

Largimi i forcave ushtarake amerikane nga Ballkani dhe dobësimi i Unionit Europjan do të inkurajojë më së shumti Rusinë dhe forcat ultra-nacionaliste radikale pansllaviste të Serbisë dhe të Republikës Srbska të Bosnjës. Po ashtu, largimin e amerikanëve do ta mirëpresin edhe forcat pro-serbe në Mal të Zi dhe idhtarët nacionalistë të VMRO-DPMNE të Maqedonisë së Veriut.

X

Faleminderit, vëllau ynë i popullit serb

Presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandër Vuçiç, pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme kundër pandemisë, akuzoi BE-n se ishte treguar egoiste, inferiore, jo solidare dhe jo humane. Vuçiçi e falëndëroi dhe e bekoi Presidentin kinez Si Jing Ping për ndihmat, për gjestin human dhe solidaritetin që i ofroi popullit serb në momentet më të vështira. Slloganet dhe billbordet qeveria e Beogradit i kishte përgatitur dhe afishuar nëpër sheshe: “Faleminderit, vëllau ynë kinez”. Kurse për BE kjo ishte injorim, tallje dhe arrogancë.

Presidenti Aleksandër Vuçiç çdo herë e ka përdorur BE si mjet për interesat e veta të ngushta, e ka parë si burim parashë për të mbushur xhepat e jo si qëllim, jo si partner të barabartë e reciprok. Ai sillet njësoj si ata që kur kërkojnë lëmoshë, servilosen e bëhen të varur dhe kur dikush ofron ndihma simbolike, harrojnë bamirësite e ndihmat e mëparshme. Kështu veproi Aleksandër Vuçiçi në këtë rast me BE me tallje e sharje.

Retorika e Vuçiçit tregon se ai vepron me dy standarte. Duke menduar se pas pandemisë Serbia dhe shtetet e tjera të Ballkanit perëndimor do të jenë shumë larg antarësimit në BE dhe antarësimi do të mbetet thjeshtë një ëndër, këtë radhë Aleksandër Vuçiçi u tregua një lojtar, një aktor brilant. Duke pasur një opozitë të dobët, ai inkurajoi ambicjet nacionaliste dhe fitoi pikë politike e reputacion nga shumica e masës pro-ruse dhe pro-kineze. Për këtë qëllim ai ka pasur përkrahjen e mbështetjen e fuqishme të Partisë ultra-nacionaliste, populiste të radikalëve të Sheshelit, ku ka qenë në fillim edhe vetë anëtar e aktivist i kësaj partie.

Politologu dhe akademiku i Universitetit të Karolinës në SHBA Dimitër Bechev shkruan se Sërbia ka marrë ndihma, kredi dhe donacione më shumë se të gjithë shtetet e Ballkanit. Vetem gjatë dy dekadave të fundit Serbia ka marrë nga BE rreth dy miliardë euro. Në periudhën e krizës së refugjatëve BE-ja i dha Serbisë 190 milionë euro, kurse në periudhën e përmbytjeve, Serbia mori përsëri mbi 100 milionë euro.

Presidenti Aleksandër Vuçiç gjithnjë ka vepruar me dy standarte. Shpesh në takimet me kancelarët e zyrtarët e lartë të BE-s ai luan si macja me miun, duke lënë të nënkuptohet se nëse ata nuk i japin Vuçiçit atë që kërkon, ose e injorojnë apo e përbuzin, atëherë ai do të kthehet nga Rusia. Të njëjtat taktika e lojë aktoriale ai bën edhe me Kinën, duke e parë Kinën si aktore globale dhe rivale e Perëndimit. Diskursi politik, taktika dhe retorika e Vuçiçit nënkuptonte se kësaj radhe Perëndimi, BE-ja do t’i jepte Sërbisë donacione e ndihma të posaçme. Mirëpo kësaj radhe Aleksandër Vuçiçi u tregua lojtar i dobët. Duke përcjellë ritmin nën tingujt e muzikës në botë, në fund e humbi ritmin dhe i ngatëroi këmbët. BE ndau më së 2 miliardë euro për të ndihmuar shtetet e Ballkanit dhe shumë shtete të tjera, por Sërbisë nuk i dha asnjë cent.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button