U publikuan “bomba” të reja: Mickoski dhe Kiçeec bëjnë marrëveshje për zgjedhjet e vitit 2019

U publikuan në YouTube katër audio regjistrime të reja të bisedave ndërmjet Zoran Mileski- Kiçeec dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, të incizuara para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në prill të vitit 2019. Publikuesi i audio materialeve të regjistruara është për momentin i panjohur, transmeton Portalb.mk.

Në këto regjistrime mund të dëgjohet për aktivitetet në terren të Kiçeecit në Ohër, strategjitë për bashkëpunim në zgjedhje dhe në një moment Kiçeec i thotë Mickoskit se gjithçka që ishte kërkuar nga ai ishte kryer dhe se ai është një ekzekutues i mirë që nuk flet gjithandej.

Gjithashtu, në biseda, mund të dëgjohet se si analizohet situata në Ohër dhe bashkëpunimi konkret për raundin e dytë të zgjedhjeve. Regjistrimet audio gjithashtu zbulojnë se Kiçeec zbulon takim të mundshëm midis Mickoski dhe Kamçevit.

Nëntë muaj më parë, Mickoski akuzoi në një konferencë për shtyp se qeveria dëshironte ta përfshinte atë dhe ta inkriminonte në çështjen “Reket”.

“Ata duan të krijojnë një imazh në publik se Micko ka marrë para nga Zoki Kiçeec“, tha Mickoski, dhe shtoi është “takuar me të gjithë qytetarët e lirë, por thelbi është që qeveria dëshiron të tregojë që Zoki i i paska dhënë para Mickos. Ata duan të më përfshijnë në atë rashomoni. Ja, jepni prova se jam i inkriminuar, nuk ka nevojë Ruskoska dhe Rexhepagic të më dërgojnë, vetë do të paraqitem në burgun hetimor”, tha Mickoski para nëntë muajsh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button