Ruskovska e bindur se Janeva ka marrë 50,000 euro nga Boki

Vilma Ruskovska, prokurorja publike sqaroi se aktakuza ndaj ish-prokurores Katica Janeva janë të bazuara në shumë dëshmi, transmeton Portalb.mk.

“Fakt është se ish-kolegia ka marrë 50 mijë euro nga Bojan Jovanovski, që absolutisht nuk është e lejueshme për asnjë prokuror. Aspak nuk është e rëndësishme nëse ato vijnë prej çiftit Kamçev ose nga ndonjë person tjetër. Me rëndësi ka marrë para që nuk është e lejueshme me ligj”, deklaroi Ruskovska.

Ruskovska thekson se nuk janë bazuar vetëm në dëshmitë e njërit dëshmitar, dhe prokuroria e saj nuk përpilon aktakuzë bazuar vetëm në një dëshmitar.

“Lëndët fizikisht aspak nuk janë sjellë në Prokurorinë për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të gjitha këto lëndë ndodhen në hapësirat e ish-PSP-së dhe për të njëjtat veprojnë kolegët të cilët edhe paraprakisht kanë vepruar për të njëjtat. Kohë pas kohe vijnë të më referojnë për procedurat dhe në ç’fazë janë”, deklaroi Ruskovksa.

Ajo sqaroi se janë prokurorët e njëjtë që veprojnë për lëndët përkatëse, duke bë të ditur se asnjë lëndë nuk është ndal.

Ndryshe, sot ish prokurorja speciale, Katica Janeva, e ka filluar mbrojtje e saj si e akuzuara e dytë në rastin “Zhvatja”. Ajo për herë të parë flet para gjykatës. Që në fillim, duke folur për përgjegjësinë dhe vëllimin e punës që kanë pasur ajo dhe ekipi i saj, ajo tha se opinioni për herë të parë ka dëgjuar zërin e një prokurori publik.

Gjykimi për rastin “Reket” ka filluar në dhjetor të vitit të kaluar. Në seancën e parë, i akuzuari i dytë, Zoran Milevski – Kiçeec ka pranuar fajin dhe është dënuar me tre vite burg. Milevskit, para disa javëve, i është ndërprerë edhe paraburgimi shtëpiak.

Në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

LEXO: RMV, Ish prokurorja speciale, Katica Janeva filloi mbrojtjen e saj në rastin “zhvatja”
LEXO: Rasti Lenda Reket

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button