Shtetësi shqiptare – Shumë keq të thuash JO, e më keq nëse themi PO

Zotëri Kryeministër,

Shpeshherë më ka ndodhur mua, por edhe shumë shqiptarëve nga Maqedonia që në Shqipëri të na quajnë maqedonas, mbase jemi dhe ndihemi shqiptarë.
Ja edhe disa argumente teorike që vërtetojnë identitetin e shqiptarëve të Maqedonisë.
Çështja e identitetit kombëtar në shumë aspekte të saj mund të analizohet së bashku me çështjen e identitetit kolektiv. Identiteti kombëtar është i bazuar në ndjenjën e trashëgimisë së përbashkët që përcillet brez pas brezi dhe në ndjenjën e kujtesës së përbashkët, pra në historinë e kombit. Nga këta dy komponentë del edhe komponenti i tretë i identitetit kombëtar, dhe kjo është – besimi në një fat të përbashkët të anëtarëve të një komuniteti të caktuar dhe të kulturës.

Për më tepër, ka edhe disa elemente të rëndësishme që formojnë identitetin kombëtar, ndër të cilat më të rëndësishme janë: vetë-identifikimi, pra individët vetë-përcaktohen si anëtarë të një grupi të caktuar etnik, sipas origjinës mund ose nuk mund të jenë nga radhët e kombit; pastaj, duke u ndier që i përkasin grupit të tyre etnik, të cilat mund të ndryshojnë  duke marrë pozicione në drejtim të anëtarësimit në grup. Pastaj,  identiteti kombëtar është pasqyruar përmes përdorimit të gjuhës, kulturës dhe simboleve,  që janë element i rëndësishme për formimin e identitetit. Këto pra janë përkufizime teorike rreth përcaktimit të identitetit, megjithatë argumentojnë dhe vërtetojnë identitetin e shqiptarëve të Maqedonisë. 

Duke u bazuar në deklaratën Tuaj  “shtetësi për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë” do të lidhem edhe me një argument respektivisht definicion rreth SHTETËSISË. Pra, shtetësia, ndryshe nga kombësia, është më e lehtë për të definuar. “Nënshtetësia përbëhet nga një komunitet që gëzojnë përfitimet-benifitet, por gjithmonë duke marrë përgjegjësi politike dhe qytetare ndaj shtetit. Në thelb, shtetësia moderne është zbatimi i teorisë së kontratës shoqërore – individi tërhiqet prej disa lirive ndaj  shtetit, ndërsa nga ana tjetër shteti garanton përfitime të shumta nga anëtarësimi i individit në shtet. Shtetësia, pra, nuk ka asnjë marrëdhënie me kombësinë. 
Ka një numër në rritje të njerëzve (popujve) të cilët, edhe pse kanë shtetësinë e vendit ku jetojnë, konsiderojnë kombësinë e tyre si diçka krejtësisht të ndryshme. Një shembull i mirë janë indianët e shumtë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Shumica e tyre migruan gjatë viteve gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë të shekullit të njëzetë, në mënyrë që brezi i dytë aktualisht ka rreth njëzet vjet. Prandaj ata që kanë lindur në Britani të Madhe kanë shtetësinë, por shumica prej tyre ndjejnë se kanë kombësi krejtësisht të ndryshme, indianë, pakistanezë etj.

I nderuar Kryeministër,
Unë jam një shqiptar nga Maqedonia; jetoj dhe punoj ne Zvicër, Gjermani, Itali… jam këtu që moti. Me punën time këtu ushqej familjen time, ndihmoj vëllezërit e mi shqiptarë në Maqedoni; kam kontribuar për flamurin, për gjuhën shqipe, për kulturën dhe do të vazhdojë të ndihmoj. Kam dy shtetësi: të Maqedonisë dhe të shtetit ku për momentin jetoj dhe punoj. Por, përsëri identiteti im është shqiptar. Nëse më ofrohet pasaporta e Shtetit shqiptar me plot dëshirë do të pranoja; sinqerisht do të braktisja shtetësinë e Maqedonisë, sepse shteti ku veproj dhe punoj nuk lejon të kesh më shumë se dy shtetësi. Këtu punoj, siguroj kafshatën e gojës për mua dhe familjen time dhe kam mundësi t’u ndihmojë shqiptarëve, do të ishte vështirë  të tërhiqem nga shtetësia e shtetit ku për momentin punoj,  sepse ky shtet më garanton të drejtën e punës dhe më mban ekonomikisht mua dhe familjen time.

Por, do të ishte edhe më vështirë për mua të refuzojë shtetësinë shqiptare. Kurse kam dëgjuar se në Maqedoni shumica e të drejtave, sidomos të shqiptarëve varen nga numrat, përqindjet…  Sikur të tërhiqem nga ajo shtetësi, do të zvogëlojë numrin e shqiptarëve në Maqedoni. Mos vallë mund t’i dëmtojë?! Ka shumë shqiptarë që kanë shtetësi shqiptare që nuk ndjehen shqiptarë, por ka edhe më shumë që nuk kanë, por ndjehen shqiptarë dhe, për pasojë,  shtetësia nuk na bën as më pak e as më shumë shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button