Kurti dorëzoi komentet në Kushtetuese, kërkon të shpallet i pavlefshëm dekreti i Thaçit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dorëzuar komentet në lidhje me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, për dekretin e shpallur nga presidenti Hashim Thaçi për Avdullah Hotin kryeministër.

Në një njoftim për media, thuhet se “ndër të tjera, bazuar në argumentet e paraqitura iu kërkua Gjykatës që të shpallë kërkesën të pranueshme dhe të shpallë dekretin e Presidentit nr.24/2020 të pavlefshëm dhe në kundërshtim me nenet 4.1, 84.4 dhe 84.14 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Më herët gjatë ditës, komentet u dorëzuan edhe nga LDK-ja, VV-ja, presidenti Thaçi e kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button