Pendarovski reagoi për ngjarjen e Strugës dhe paralajmërimin e BFI-së

Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut ka reaguar në lidhje me tubimin e djeshëm fetarë që u mbajt në Strug dhe paralajmërimin e BFI-së për hapjen e xhamive, transmeton Portalb.mk.

Pendarovski njoftoi se ka diskutuar me dy prijësit fetarë, me udhëheqësin e Kishës Ortodokse Maqedonase, z.z. Stefanin dhe udhëheqësin e Bashkësisë Fetare Islame, reisin Sulejman effendi Rexhepin.

“Të dy liderëve i kam përcjellë shqetësimin dhe qëndrimin tim në lidhje me ngjarjen e djeshme në Strugë, si dhe për paralajmërim e BFI-së se do t’i hap objektet fetarë më 12 maj”, deklaroi Pendarovski.

Pendarovski kërkoi nga udhëheqësit fetarë të bëjnë thirrje për respektimin e masave të autoriteteve shtetërore gjatë festive fetare, sikurse ka qenë deri tani.

“Një nga çështjet kryesore që na tregoi pandemia me virusin korona është se pa dallim se cilës bashkësi i takoni, të gjithë njësoj jemi të prekur nga virusi korona”, deklaroi Pendarovski.

Ai kërkoi nga institucionet të sillen në mënyrë të përgjegjshme.

“Ajo që duhet të kufizohet dhe akoma është e kufizuar, është tubimi masiv gjatë festive fetare”, deklaroi Pendarovski.

“Në interes të të gjithë qytetarëve, dhe për të kapërcyer sa më shpejt situatën, i kërkova udhëheqësve të veprojnë në mënyrë parandaluese dhe të mos thirrin tubime të grupeve të mëdha të besimtarëve”, kërkoi Pendarovski.

Ndryshe, Edhe përskaj masave Qeveritare për parandalim të virusit korona, ku ndalohet grupimi i qytetarëve si dhe obligohet mbajtja e maskave mbrojtëse, sot në Strugë në mënyrë tradicionale u zhvillua liturgji fetare në të cilën u mblodhën qindra besimtarë, prej të cilëve një pjesë e madhe nuk respektuan masat.

Ndërsa sot, Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, ka sjellë vendim që nga data 12 maj t’i hap xhamitë për besimtarët, për të kryer obligimet fetare kolektive. Një njoftimin e BFI-së, thuhet se, prej ditëve të para të paraqitjes së pandemisë Covid19, duke pasur për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve si dhe duke marrë parasysh rekomandimet dhe sugjerimet e organeve shëndetësore shtetërore, e duke u mbështetur mbi parimet fundamentale islame, vendosën për pezullimin faljes të namazit në mënyrë kolektive në xhami.

LEXO: Filipçe dënoi rastin e Strugës: Kërkova nga BFI-ja dhe Kisha Ortodokse të anulojnë tubimet fetare
LEXO: RMV, BFI: Nga 12 maji do të hapen xhamitë për besimtarët
LEXO: Pa maska e pa distancë, tubim masiv fetar në Strugë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button