Spasovski: Ishte vendim i mençur i Qeverisë vazhdimi i investimeve kapitale

Oliver Spasovski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut e vlerëson një vendim produktiv vazhdimin e investimeve kapitale në kohën e pandemisë, derisa zv.ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski thekson se në këtë periudhë janë duke u realizuar investime kapitale më shumë se në vitin e kaluara, transmeton Portalb.mk.

“Konsideroj se Qeveria kishte vendim të mençur kur vendosëm të vazhdojnë  investimet kapitale, të kemi masa për mbrojtje të punëtorëve, të bëjmë gjithçka që duhet  që të mbrohemi gjatë procesit të punës,  por investimet kapitale të mos ndalen”, deklaroi Spasovski.

Ai vlerëson se gjithë masat e marra nga Qeveria po japin rezultate. Sipas tij, në rast të ndaljes së investimeve kapitale, atëherë më shumë do të kishim rënie ekonomike.

“Megjithatë, edhe në këto kushte, realizimi i investimeve kapitale nuk u ndal. Shumë prej projekteve janë duke u zhvilluar, ndërsa punimet e ndërtimit po shkojnë pa probleme. Edhe në këto kushte, me masat e nevojshme për mbrojtjen personale të punonjësve, në mënyrë intensive punohet për rrugët, ujësjellësit dhe kanalizimet dhe po ndërtohet tubacioni i gazit”, deklaroi Spasovski.

Kryeministri thekson se Qeveria është e gatshme maksimalisht të fillojë aktivitetet për kthimin e jetës normale.

Goran Sugareski, zv.ministri i transportit dhe lidhjeve vlerëson se projektet kapitale në këtë periudhe po realizohen me dinamikë akoma më të madhe se në vitin e kaluar.

“Kemi një përqindje më të lartë të realizimit të investimeve kapitale në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Jemi në mes të një sezoni të fortë ndërtimi dhe besoj se me lehtësimin e masave, punimet e ndërtimit do të intensifikohen edhe më shumë”, deklaroi Sugareski, duke theksuar se këtë vit do të kemi realizim më të lartë të investimeve kapitale, derisa vitin e kaluar kishim 86% te realizimit të investimeve kapitale.

Ndryshe, Oliver Spasovski së bashku me Goran Sugareskin morën pjesë në inspektimin e ndërtimit të ndërtesës banesore në Shtip, dedikuar kategorive të prekura sociale të qytetarëve.

“Ky është objekti i parë i tillë në Shtip në të cilin 48 familje nga kategoritë e prekura të qytetarëve do të gjejnë shtëpinë e tyre të përhershme. Ndërtimi filloi në qershor 2019, dhe sot morëm garanci se do të përfundojë sipas planit të paraparë, gjegjësisht në janar 2021”, deklaroi Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button