fbpx

RMV, Filipçe ka propozuar që ora policore gjatë fundjavës të fillojë në 19:00

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për media, tha se në mëngjes ka pasur takim me Komisionin për sëmundje infektive dhe kanë propozuar që ora policore për fundjavë të fillojë nga ora 19:00 dhe ky propozim i është dorëzuar Qeverisë, njofton Portalb.mk.

Filipçe tha se lehtësimi i masave do të zhvillohen në përputhje me situatën dhe më pas do t’i propozohet Qeverisë. Ai po ashtu, ka dënuar edhe takimin e mbrëmshëm në Strugë.

“Ky veprim në Strugë është mosrespektim ndaj punonjësve shëndetësor, si dhe ndaj gjithë atyre të cilët 2 muaj e gjysmë kanë sakrifikuar, por edhe mosrespektim ndaj qytetarëve. I dënoj ashpër të gjithë ata që nuk i respektojnë masat dhe pres hetim thelbësor për këtë tubim dhe institucionet duhet t’i dënojnë ata që marrin pjesë në tubime të këtilla. Në mëngjes kam folur me reisin e BFI-së dhe me kreun e KOM-it dhe u thash se nuk do të tolerohen tubime. Çdo sjellje e papërgjegjshme mund të na kthejë në fillim të epidemisë”, tha Filipçe.

Ai i ka bërë thirrje institucioneve që të zbardhin se kush ka shkelur rregullat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button